MENU
klinika

39-vjeçari ishte kreu i Qendrës Spitalore të Burgjeve

Klejdis Çela, emërohet drejtor i Burgut 313 në Tiranë

27.12.2022 - 13:24

Drejtori i ri i Burgut 313 në Tiranë do të jetë Klejdis Çela. 39 vjeçari ka qenë pjesë e administratës së burgjeve, pasi ishte aktualisht kreu i Qendrës Spitalore të Burgjeve.

Drejtori i ri ka lindur në Tiranë dhe ka një eksperiencë më shumë se 18 vjeçare në fushën e sigurisë, të nisur prej vitit 2002. Për disa vjet ka vijuar aktivitet privat, brenda dhe jashtë vendit, po në fushën e sigurisë.

Për afro 6 vite ka vijuar punën si oficer sigurie në Gardë, në Drejtorinë e Ruajtjes të personaliteteve të larta të shtetit, ndërsa vitet e fundit ka mbajtur pozicionin e këshilltarit dhe ekspertit për sigurinë në sistemin energjitik.

Detyra e kreut të Qendrës Spitalore të Burgjeve ju besua Klejdis Çelës në prill të vitit 2022 dhe tashmë pas gati 9 muajsh, ai merr kreun e “313-ës”. Ndërkohë, në vend të tij është emëruar Shkëlqim Saraçi.

Vetë ky i fundit, Shkëlqim Saraçi ishte drejtor i Burgut 313 dhe ka bërë “rrokadë” me Klejdis Çelën.

Ndryshime ka pasur edhe në zinxhirin komandues të sigurisë së IEVP 313 si shefi i sigurisë së burgut dhe ai i shoqërimeve. Burgu 313 është një nga institucionet e vuajtjes së dënimit ku janë vendosur personazhe të botës së krimit dhe ndodhen dhe qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrokadë në Policinë e Shtetit

Bledi Çuçi takon Muhamet Rrumbullakun