Adoleshentja që dyshohet se vrau me mjete të mprehta të dashurin e saj 16-vjeçar brenda makinës dhe më pas hodhi trupin në lumin Shkumbin në Tetovë, ka dalë sot para gjykatës.
Në foto shihet momenti kur ajo mbërrin në gjykatë teksa mban një kapuç në kokë për të mos zbuluar fytyrën.
Ajo është pritur me protesta nga shokët dhe shoqet e klasës së viktimës, të cilët me lot në sy bërtisnin: “Drejtësi për vëllain tonë Beharin.”
Krimi ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit tek vendi i quajtur “Banjat e Tetovës”. Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet në ujë, ndërsa pas arrestimit e dashura e tij pranoi vrasjes duke thënë se e goditi e mjete të mprehta në kokë pas një debati në makinë
Më pas ajo dyshohet se hodhi trupin e pajetë në Shkumbin dhe u largua nga vendngjarja.
Kushëriri i viktimës tha se i riu ishte në një lidhje me autoren e dyshuarit të krimit prej 4 vitesh dhe para se të largohej nga banesa u ka thënë familjarëve që do të takohej me të.