MENU
klinika

Xhaja iku nga mbingarkesa

Xheni Agolli emërohet në krye të Kadastrës së Durrësit

28.12.2022 - 14:03

Xheni Agolli emërohet në krye të Kadastrës së Durrësit. Drejtoresha e re është emëruar pas dorëheqjes së parevokueshme të numrit dy të ASHK-së nga pozicioni i drejtueses së komanduar në drejtorinë e Durrësit, ndaj në drejtimin e institucionit është vendosur Xheni Agolli, juriste në profesion.

Ndërkohë është mësuar dhe arsyeja e dorëheqjes së Risena Xhajës nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit. Duket se për shkak të mbingarkesës dhe fluksit të punës në Kadastër, ajo pretendon se e kishin cunguar në kryerjen e detyrës së saj si nëndrejtoreshë e përgjithshme dhe drejtoreshë e Drejtorisë së Apelimit dhe bashkëqeverisjes në ASHK.

Në dorëheqjen e saj, Xhaja ka renditur dhe problematikat me të cilat është përballur ASHK në Durrës që nga viti 2019 e në vazhdim, periudhë kur kadastra dhe hipoteka u bashkuan në një agjenci të vetme. Të gjitha këto problematika e detyruan që të jepte dorëheqjen, e sot në vendin e saj u vendos Xheni Agolli.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin