MENU
klinika

Përfundojnë gërmimet arkeologjike

“Varri i Ҫifutit”

28.12.2022 - 18:26

Gërmimet arkeologjike për nxjerrjen dhe dokumentimin e monumentit funerar i quajtur “Varri i Ҫifutit”, kanë përfunduar.

Arkitektura e varrit përbëhet nga një strukturë monumentale, e cila përfshin brenda tij dy varre me arkitekturë më të thjeshtë, prej murature tullash dhe me blloqe guri.

Paraprakisht mund të thuhet se varri daton në shek. III-II p.Kr, datim i cili pret të saktësohet nga studimet në vijim. Monumenti ka elemente unikale në teknikën e ndërtimit dhe është përfaqësuesi më monumental i varreve me platformë drejtkëndore në territorin e Shqipërisë.

Krahas nxjerrjes së plotë dhe dokumentimit, DRTK-Vlorë do të vijojë me hartimin e projektit të restaurimit dhe integrimin e tij në një itinerar vizitash, për vizitorët e shumtë, që zgjedhin të vizitojnë parkun arkeologjik të Amantias.

Zbulimi i plotë i këtij monumenti konfirmon potencialin e madh arkeologjik dhe vlerat unikale të qytetit antik të Amantias, si një qendër e rëndësishme e Ilirisë antike.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale