MENU
klinika

Hiqet barrikada në Merdare

Politikani serb: Vuçiç fali Kurtin, tani jemi shumë poshtë

29.12.2022 - 12:50

Ish-anëtar i Partisë Demokratike të Serbisë, Vladeta Jankoviç ka reaguar lidhur me heqjen e barrikadës mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Merdare. Në një intervistë për mediat serbe, Jankoviç është shprehur se ky është një veprim i gabuar nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili vendosi që të heqë barrikadat. Vendimin nga ana e presidentit serb, Jankoviç e quan përulje ndaj qeverisë së Kosovës.

Vuçiç bëri gjithçka gabim në KiM, fali Kurtin! E nisëm nga një pikë që nuk ishte mirë dhe tani jemi 2-3 shkallë më poshtë!

Tensionet mes dy vendeve sot pritet të përfundojnë pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar hejqn e barrikadave. Lëvizjet e policisë dhe EULEX janë shtuar ditën e sotme në mënyrë që të ruhet rendi i sigurisë. I vetmi incident që u shënua sot ishte djegia e dy kamioneve që përdoreshin si barrikada në Sveçan. E gjithë trazira që po zgjat prej 20 ditësh nisi me arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiç, për në të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës vendosën që nga 10 dhjetori. Lirimi i tij është një nga kushtet për heqjen e bllokadave dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Megjithatë tensionet kishin filluar që nga nëntori, kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës. Derisa kulmuan me vendosjen e barrikadave më 10 dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi