MENU
klinika

"Shfaqja zgjati ca më shumë..."

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, reagon Rama

29.12.2022 - 18:51

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës, të cilat ishin vendosur aty prej 20 ditësh. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se asgjë të re nuk pati, shfaqja zgjati ca më shumë, por fundi ishte i njëjtë dhe të gjithë u kthyen në shtëpi.

Me nota ironike, kreu i qeverise shkruan se “Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA”.

“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Delegacioni serb nuk pranon marrëveshjen

Bisedimet për targat vazhdojnë edhe sot në Bruksel

Veriu i bllokuar prej 16 ditësh

Çfarë po ndodh në Kosovë