Shqipëria do të përfaqësohet në “Miss Universe”, që do të mbahet në Bankok, me bukuroshen nga Elbasani, Trejsi Sejdini, e cila pak kohë më parë fitoi kurorën e “Miss Universe Albania 2018”.
Por vajza shqiptare ka përfunduar në kritika nga mediat në Spanjë, të cilat shkruajnë se Trejsi është një balerinë ekzotike, ndërsa shkojnë edhe më tej, duke thënë se është e dashura e një mafiozi shqiptar.
Për më tepër, mediet spanjolle kanë nxjerrë në pah skandalet e shkaktuara nga Trejsi Sejdini në klube të ndryshme të Tiranës.
Por byukuroshja, e cila është vetëm 18 vjeç, është treguar tejet e matur dhe e kujdesshme kohët e fundit, duke qëndruar larg skandaleve të tillë, por duket se kjo nuk ka mjaftuar.
“18-vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një sërë kritikash për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar”- shkruan një media spanjolle “E”.