Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco, është shprehur e kënaqur me uljen e tensioneve dhe ka mirëpritur vendimin për lirshmërinë e lëvizjes në Veri.
Ajo shtoi se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.
#NATO welcomes efforts to de-escalate tensions in northern #Kosovo. We expect all parties to stick to their commitments. @NATO_KFOR is closely monitoring & stands ready to intervene if necessary, in line with its #UN mandate to maintain freedom of movement. pic.twitter.com/ujvhWpXIl8
— Oana Lungescu (@NATOpress) December 29, 2022
“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre.
NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se pas lirimit të ish-policit serb nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, sot ka nisur heqja e barrikadave në veriun e vendit, të cilat kishin pamundësuar lirinë e lëvizjes, që prej datës 10 dhjetor.