31.12.2022 - 18:09
Interi do të presë në datën 5 shkurt në “San Siro” Milanin. Një derbi që pritet të ndezë kampionatin italian ashtu si çdo herë tjetër.
Rikujtojmë që derbi i vitit të shkuar i cili u luajt më 5 shkurt përfundoi me fitoren e kuqezinjve falë dy golave të Olivie Zhiru. Edhe pse “Nerazzurrët “ ishin në avantazh falë golit të Perisiç, francezi e ktheu sfidën duke shënuar dy herë brenda 3 minutave.
Por para se të përballen në Seria A, dy ekipet kanë përpara ndeshje të vështira dhe gjithashtu i pret dhe një derbi tjetër, ai i Superkupës më 18 janar.