MENU
klinika

"I ka trajnuar vajzat që të filmojnë klientët e pushtetshëm"

Vajza e manjatit rus mund të ‘fundosë’ jo vetëm Andrew Tate

02.01.2023 - 14:33

Daria Gusa ka qenë një nga vajzat që Andrew Tate është përpjekur që ta rekrutonte kur ishte në moshën 16-vjeç. Ajo nuk është një emër i panjohur, pasi është e bija e manjatit rus Cozmin Gusam. Sot, 19-vjeç, e reja është shprehur se ka marrë një ofertë nga Andreë Tate, por e ka refuzuar kategorikisht duke thënë se është e habitur që policia është vonuar shumë që ta arrestonte.

“Sapo kisha hapur një llogari në Instagram kur mora një mesazh, mjaft të ngrohtë, në të cilin Andreë Tate më kërkoi të dilja me të. Më pas pyeta kolegët e mi, të cilët më thanë se kishin marrë mesazhe të ngjashme, sepse më dukej e çuditshme që dikush me miliona ndjekës do të më kontaktonte, i cili kishte vetëm 200 followers. Një kolege tjetër vazhdoi të bisedonte me të dhe e ftoi edhe atë të dilte me të, në thelb ishte metoda “loverboy””, ka treguar Daria Gusa.

Ajo deklaroi se Tate u mburrej miqve të saj në mesazhe për makinat luksoze që kishte, avionin privat dhe restorantet ekskluzive ku mund t’i çonte.

“Më duket e pabesueshme që këta njerëz që mburren publikisht për sa para kanë, dhe veçanërisht se si i kanë bërë ato para, nga vajzat që dalin në video, përmes tutorëve, por më duket e çuditshme që ato nuk janë zbuluar më herët nga autoritetet. Ka shumë gjasa që të përfshihen shumë njerëz, këta djem i kanë trajnuar vajzat e tyre për të regjistruar klientët e tyre dhe sigurisht kur bëhet fjalë për poza intime, është shumë e lehtë të shantazhosh njerëz të rëndësishëm”, shtoi 19-vjeçarja.

Tate dhe vëllai i tij Tristan dyshohet se rekrutuan gra në platformat e mediave sociale, duke i bindur se ishte i dashuruar me ta, por në fund i detyronte të bënin video pornografike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bloomberg/ Kjo është situata në SHBA, BE, Azi, Turqi

Bankat Qendrore të derdhin para në ekonomi, tani!