MENU
klinika

Kujtesë historike

Shqipnia e Patër Anton Harapit

03.01.2023 - 13:08

Lufta e njerëzisë me djallëzinë në trojet shqiptare nuk është një luftë personale në mes të dy individëve por është një luftë e gjatë shekullore që po zgjatë edhe sot e kësaj dite tek ne shqiptarët. Shqipëria e Patër Anton Harapit ishte një Shqipëri ndryshe me atë që e kishin planifikuar klyshtë e Miskovit. Patër Anton Harapi e shihte Shqipërinë Evropiane dhe trojet shqiptare të bashkuara në një shtet të përbashkët ku i thuhej bukës – bukë e ujit – ujë. Frati atdhetar asnjëherë nuk hoqi dorë nga përpjekjet e ti atdhetare për një Shqipëri ndryshe pra,për një Shqipëri të shqiptarëve. Ai në jetën e ti sublime prej dritëjetës e deri të pushkatimi që i bënë klyshtë e Miskovit.Këta të mjerë i zbatonin urdhërat e komunistëve jugosllavë që ju kishin dhënë për shkatërrimin e klerit katolik në Shqipëri. Njëri ndër ato urdhëra ishte edhe ai i numrit dy të Beogradit Eduard Kardeli i cili në muajin tetor të vitit 1945 e porositë Enver Hoxhën: ´´Nëse do të mbajsh pushtetin në radhë të parë duhet të zhdukësh klerin katolik dhe krimineli Enver Hoxha ashtu bani e madje jo vetëm që e zhduki klerin katolik por i la edhe pa varre atdhetarët shqiptarë´´.

Patër Anton Harapi u lind në Shirokë më, 5 janar 1888 dhe u shkollua në Shkodër.Atij që në fëmijëri i rrinin në mendje vargjet e Filip Shirokës: ´´ Shko Dallëndyshe´´ vargje sa të dhimshme që Filipi i mërguar ju kushton prindërve të tij. Ai për tu pasuruar me dije vazhdon shkollimet në gjimnazet Françeskane në Meran dhe Hall të Tirolit, ku paiset dhe njihet me kulturën gjermanishtfolëse pa e lënë anash edhe kulturën e punës dhe këmbëngulësinë në realizimin e qëllimeve jetsore.Më pas vazhdoi studimet teologjike në Romë ku edhe u kompletua si intelektual por pa e harruar asnjëherë Shqipërinë e tij të dashur, Shqipërinë e Patër Anton Harapit, një Shqipëri etnike dhe demokratike, më një civilizim Evropian. Por këtë dije nuk e shpërndau nëpër vende të ndryshme të botës por u kthye në Shqiperi aty ku edhe e kishte filluar shtegtimin në marrjen e dritës së diturisë. Ai nga viti 1923 deri në vitin 1931 dha mësim në Shkodër dhe ishte edhe drejtor i Kolegjit Françeskan. Nga shënimet e Enciklopedisë shqiptare ipen edhe këto të dhëna për Patër Anton Harapin:´´ Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën. Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t’i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me Gurakuqin dhe Fishtën, hartoi peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:
“Hot e Grudë ishin betue

Pa gjak malet mos me i l’shue…”

Dallimi në mes të Enciklopedisë shqiptare dhe asaj gjermane që flet për patër Anton Harapin është në faktin se Enciklopedia shqiptare nuk i jep emrat e atyre që morën vendimin për vrasjen dhe pushkatimin e Patër Antonit. E ata ishin gjygjtari i përgjithshëm Irakli Bozo dhe prokurori Misto Treska. Ndërkohë që enciklopedia gjermane jep edhe një vlerësim shumë të madh për Patër Anton Harapin ku thotë: Harapi vleresohej shumë për patriotizmin dhe fuqinë e tij bindëse.Ai u vlersua shumë në mbarë Shqipërinë për thellësinë dhe elokuencën e leksioneve të tij dhe për erudicionin e tij në temat fetare.Kishte një tolerancë të madhe fetare dhe i respektonte religjionet tjera në Shqipëri. Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do ti boton në Kopertinën e librit Historik që kryekput do t’ja kushton Patër Anton Harapit:”Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare” -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që t´ju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjen dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siç unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë çmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. ” (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit)Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si moto e kishte ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri të lumtur, përfundon Baronesha Godin. Ajo gjithashtu në vepreën historike për veprën dhe jetën e Patër Anton Harapit, që në fillim thotë, se Patër Anton Harapi është pasardhësi i shkrimtarit të madh shqiptar Atë Gjergj Fishta. Ajo shkruan, se të gjithë e njohin Patër Anton Harapin prej Sarandës e deri në Shëngjin, prej Durrësit e deri në Pejë, ai ishte dy vite qeveritar Shtetëror i Qeverisë Shqiptare, derisa dha dorëheqje me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ky liber është botuar në vitin 1963 nga shtëpia botuse “Steyer Verlag“, disa vite pasiqë kishte ndërruar jetë Baronesha Marie Amelie von Godin, dhe ka gjithsejt 207 faqe.

Veprimtaria Politike e Patër Anton Harapit

Pasi u zhbë zyrtarishtë bashkimi me Italinë atdhetarët shqiptarë hynë në veprim që sërish të shpallej Pavarsia e Shqipërisë. Patër Anton Harapi ishte krahu i djathtë i familjes së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit dhe tre djemve të ti Kapidan Mark Gjon Marku,Kapidan. Ndue Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Ai pranoj që të jetë pjesë e Këshillit të lartë të Regjencës që ishte një Qeveri e Shqipërisë dhe që përbehej nga përfaqësuesit e katër komunieteve fetare. Për këtë në verën e vitin 1943 ja mbërrin ushtria gjermane e me të edhe një grup shqiptarësh nga Kosova në krye me atdhetarin Xhafër Devën. Kapidan dr Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanët na kishin dhurue Kosovën e jo italianët, me shkue kundra tyre do të thoshte me mohue Kosovën. Më këtë bindje të thellë e te ndërgjegjshme vendos dhe shkon në Tiranë me ra në kontakt me komandën ushtarake gjermane e me të me shqyrtue probleme mjaft të nderlikueme të kohës. Atje në Tiranë është pritë me nderime dhe gjërmanet janë bindë se kishin të bëjnë më një përsonalitet politik të radhës se parë, prandaj caktuen një bashkëpunim reciprok duke i vënë në dispozicion një batalion luftëtarësh besnikë prej 350 mirditas, me kusht që mos me i përdor gjermanet në aksione të ndryshme ushtarake. Me atë batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES NË TIRANË në vitin 1943. Ky kuvend u hap më 23 tetor 1943 në ish-pallatin e ri Mbretëror, në rrugën Tiranë – Elbasan. Sipas rregullave të Kuvendit Kushtetues Kombëtare, në të cilën për herë të parë morën pjesë përfaqësues të zgjedhur të krahinave të ndryshme shqiptare jashtë kufinjëve të Shqipërisë, të shkëputura padrejtësisht nga shteti në vitin 1913, u zgjodh kryesia e përbërë nga Lef Nosi kryetar, kapidan dr Mark Gjon Marku nënkryetar dhe dr. Rexhep Krasniqi po ashtu nënkryetar. Me shkuarjen e Lef Nosit në Këshillin e Naltë të Rexhences, ku merrnin pjesë edhe Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi dhe Fuad Dibra dhe po të njejtën ditë që duhet të zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korçës kryetar (atë e vranë pansllavisteët komunistë) ndërsa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte për Kosovën martire ja lëshoi vendin dr Rexhep Krasniqit që të bëhet Kryetar i Kuvendit Kombëtar Shqiptar.

Kuvendi Kushtetues Kombëtar, i cili u sigurua nga 350 mirditas të ardhur enkas për këtë ngjarje në Tiranë, mori këto vendime:

1.Anulimi i statusit që kishte kaluar Shqipëria gjatë okupacionit italian dhe Rishpallja e Pavarsisë Shtetërore Shqiptare.

2. Anulimi i kushtetutes dhe i të gjitha ligjeve te imponuara gjatë okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor të pavarësisë.

3. Edhe për kundër pranisë se Ushtrisë Gjermane në tokat Shqiptare u bë shpallja e Neutralitetit Shqiptar.

4. Në mbështetje të kërkesës se njëzëshme të përfaqësisë legale të tokave shqiptare, me deputetë nga të gjitha vendet e robëruara dhe në një atmosferë të një entuziazmi të papërshkruar u bë shpallja e bashkimit në një shtet shqiptar.

5.Zgjedhja e Këshillit të Naltë të Rexhencës, si autoritet shtetror suprem, të përbërë prej patrioteve më të shquar të kohës : Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi , Lef Nosi dhe Fuad Dibra.

Këto vendime të Kuvendit Kushtetues Kombëtar defakto e kthyen Pavarsinë e Shqipërisë. Patër Anton Harapi pranoj që të jetë në katërshën e parë por asesi nuk pranoj që të jetë kryetar i Qeverisë për faktin siç deklaronte ai se nuk i nënshkruante vendimët në vdekje për shkak të veladonit të fratit Françeskan.Është për tu vlerësuar se krahas Kapidan Mark Gjon Markut që nuk pranon ta lëshoj Shqipërinë por e vazhdon luftën antikomunsite një gjë të tillë e bënë edhe Patër Anton Harapi.

Pas humbjes së luftës Botërore nga ana e gjermanëve ata filluan tërheqjën edhe nga Shqipëria jo qe kishte ndonjë rezistencë në Shqiperi siç e kishin fallsifikuar komunistët por gjermanët tërhiqeshin për shkak të humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Patër Antonit i afrohet nga Hermann Neubacher shumë seriozisht të largohej nga vendi ku edhe iu sigurua një vend në aeroplanin e tij, por atdhetari shqiptarë Patër Anton Harapi pasiqë e falënderoj mikun e ti përgjegjej në këtë mënyrë :“Zoti më ka thirur që të jem këtu ku jam në vendin tim, po të ishte vullnet i Zotit unë do të vdes aty ku janë detyrat e mia si prift “.

Kjo tregon se Patër Antoni më shumë e donte Shqipërinë se sa jetën e vet dhe ishte i lidhur me përkushtimin më të madh për një Shqipëri siç e kishte planifikuar Patër Anton Harapi dhe plejada e madhe e intelektualëve shqiptarë nacionalistë që kishin kryer studimet e tyre në shumë shtete të Evropës. Pas arrestimit që i bënë forcat komuniste partizane që përbeheshin nga komunsitët serb e shqiptarë më 14 shkurt të vitit 1946 At Anton Harapi së bashku me anëtarin e Këshillit te Rexhencës Lef Nosi dhe ish kryeministrin Maliq Bej Bushati u dënuan me vdekje nga Gjykata Ushtarake e Tiranës.Kjo Gjykatë që punonte me urdhërat e Beogradit drejtohej nga gjygjtari i pwrgjithshëm Irakli Bozo dhe nga prokurori Misto Treska . Dega e Gjykatës se Beogradit me seli në Tiranë i dënoi me pushkatim, dhe mbrenda të njejtës natë Patër Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati u morën nga Qelia e Burgut nga skuadra e Pushkatimit dhe pasi u vranë barbarisht, u varrosën në një varr të pashënuar, në një vend te pazbuluar diku në periferi të Tiranës. Ata u lanë pa varrë siç u lanë edhe 47.300 shqiptarë anë e kënd trojeve etnike. Atdhetari që i dha çdo gjë Shqipërisë më në fund ia dha edhe jetën dhe si mori asgjë, vdiq siç vdesin atdhetarët shqiptarë duke u sakrifikuar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratke. Shqipëria e Patër Anton Harapit është Shqiperia Evropiane por jo në kufijtë e cunguar të sotëm por Shqipëria Etnike dhe Demokratike. Këtë Shqipëri e ndërtuan Patër Antoni me shokë. Edhe sot e asaj dite është duke u zhvilluar një luftë në mes të dy rrymave politike asaj të Patër Anton Harapit për një Shqipëri etnike , demokratike dhe Evropiane dhe rrymës politike pansllaviste për një Shqipëri në gjirin e Serbisë dhe Rusisë.

E si përfundim të këtij shkrimi për njeriun eurudit autorin e “Andrres se Pretashit“ dhe shumë veprave tjera, atdhetarit që tërë jetën ia kushtoji Shqipërisë do ta përmbyllë këtë shkrim me fjalët e ti të thëna me plot krenari para gjykatës ushtarake komuniste ku thotë: “ Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siq unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale