MENU
klinika

Varësia ndaj nikotinës

A mund të rrinë duhanpirësit pa cigare?

03.01.2023 - 15:28

Në “Big Brother Vip Albania” pamë një sfidë nga “Vëllai i Madh”, i cili i “detyroi” banorët që të vraponin rreth pishinës për të fituar cigaret. Ajo që e përjetoi shumë keq sfidën ishte Kejvina, e cila u panikos dhe nisi të qante nga mungesa e cigareve.

Por, a mund të rrinë dot duhanpirësit pa konsumuar cigare? Përgjigjja është paksa e ndërlikuar, pasi mund të rrinë në kushte të ndryshme, ose kur janë të vendosur që të heqin dorë nga varësia.

Por, të mos harrojmë se varësia ndaj nikotinës është shumë e vështirë dhe duke qenë se cigaret janë lehtësisht të aksesueshme, njerëzit priren t’i konsumojnë më shumë.

Nisur nga kjo, ja çfarë duhet të dini për varësinë ndaj nikotinës:

Varësia ndaj nikotinës del në pah në momentin që nuk rri dot pa nikotinë dhe do ta marrësh gjithmonë. Nikotina është elementi i gjendur në cigare dhe pikërisht ky element e bën shumë të vështirë të heqësh dorë nga duhani. Nikotina çliron efekte të kënaqësisë në trurin tënd, por këto efekte janë të përkohshme, ndaj ti kërkon një cigare tjetër, që t’i dhurosh trurit sërish kënaqësi.

Sa më shumë cigare të pish, aq më shumë nikotinë të duhet që të ndihesh mirë dhe kur mundohesh ta ndalosh, përjeton një gjendje jo të mirë mendore dhe ndryshime fizike.

Nuk ka rëndësi për sa kohë ke pirë duhan, gjithmonë ndalimi dhe heqja dorë e përmirëson shumë shëndetin tënd. E dimë që nuk është e thjeshtë, por ka shumë trajtime efektive, si dhe ndihmë nga mjekë profesionistë.

Si ta kuptosh që ke krijuar varësi ndaj nikotinës?

Nuk ndalon dot së konsumuari cigare

Kur tenton ta lësh, përballesh me ndjesi si: ankth, irritim, vështirësi në përqendrim, humor i keq, nerva, frustrim, uri, pagjumësi, në disa raste edhe diarre.

Vijon të pish cigare edhe pse qartazi, ke probleme shëndetësore

Heq dorë nga situatat dhe vendet ku nuk lejohet konsumimi i duhanit

Cilat janë disa situata ku ti kërkon me ngulm të pish një cigare?

Situatat më të zakonshme kur njerëzit mendojnë se u duhet një cigare janë:

Kur pi kafe ose ke pushim në punë

Kur flet në telefon

Kur pi alkool

Kur i jep makinës

Kur takohesh dhe kalon kohë me miqtë

Cilët janë faktorët që ndikojnë në konsumimin e cigares dhe varësinë e nikotinës?

Mosha – Shumica e njerëzve e nisin konsumimin e cigares në adoleshencë, ndaj sa më shumë kohë kalon, aq më shumë hasen me vështirësi për ta thyer ciklin e varësisë.

Gjenetika – Varësia ndaj nikotinës mund të jetë e trashëgueshme, pasi faktorët gjenetikë ndikojnë te receptorët e trurit dhe ata marrin kënaqësi më të madhe kur përballen me nikotinën.

Prindërit dhe të afërmit – Studimet tregojnë se fëmijët që rriten me prindër dhe familjarë që pinë cigare, janë më të prirur ta marrin këtë ves, pasi janë shumë kuriozë për të provuar cigaret.

Depresioni dhe sëmundje të tjera mendore – Shumë studime e lidhin depresionin dhe sëmundje të tjera si: skizofreni, PTSD, apo forma të tjera të sëmundjeve mendore me konsumimin e cigareve.

Abuzimi me substance të tjera – Njerëzit që konsumojnë alkool apo substance të paligjshme, janë më të prirur të konsumojnë duhan.

Cilat janë rreziqet që sjell konsumimi i cigares?

Sëmundje e mushkërive

Kancer në mushkëri

Lloje të tjera kanceri: në gojë, fyt, ezofag, laring, pankreas, veshka, leuçemi

Sëmundje të zemrës

Diabeti i tipit 2

Probleme me shikimin

Infertilitet ose impotencë

Imunitet të dobët dhe rrjedhimisht je prè më e lehtë e gripit dhe sëmundjeve sezonale

Probleme me dhëmbët
 
Si mund ta lësh duhanin dhe varësinë ndaj nikotinës?

Duket klishè, por është mëse e vërtetë: Ti duhet të kesh vullnetin dhe forcën e duhur për ta lënë duhanin! Është e vështirë, por ki parasysh se të gjitha simptomat janë të përkohshme dhe i gjithë mundi do të të shpërblehet.

Në rastet kur të duhet një ndihmë më e specializuar, kontakto me mjekun dhe merr trajtimet e sugjeruara për të shpëtuar nga kjo varësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN