MENU
klinika

Nga Albert Camus

Tri parakushte për të përballuar absurditetin e jetës

04.01.2023 - 15:00

Në vitin 1957, Albert Camus u bë nobelisti i dytë më i ri në letërsi për atë që komiteti i nobelit e pa si shkrimtar “me vështrim të qartë dhe të fortë që ndriçon problemet e ndërgjegjes njerëzore të kohës sonë.” Ai ishte 44 vjeç kur fitoi Nobelin. Para tij, në vitin 1907, Rudyard Kipling, shkrimtari dhe poeti britanik, e kishte fituar Nobelin në letërsi në moshën 41 vjeç.

Nobeli është një çmim karriere dhe mosha mesatare e të 114 shkrimtarëve që e kanë fituar mes viteve 1901 dhe 2017 ka qenë 65 vjeç.

Afro një dekadë më herët, Camus meditoi mbi marrëdhënien mes absurditetit dhe shpagimit në një intervistë të vitit 1945 me gazetaren Jeanine Delpech:

Para se të fitonte çmimin Nobel, Camus e kishte tronditur botën në vitin 1942 me esenë filozofike Miti i Sizifit, i cili nis me një nga fjalitë më të fuqishme hapëse në të gjithë historinë e letërsisë dhe eksploron paradoksin e absurdit në jetë.

“Unë nxjerr nga absurdi tri pasoja, të cilat janë revolta ime, liria ime dhe pasioni im,” shkruan ai – diçka që e shtyu intervistuesen e tij të pyeste nëse një filozofi mbi absurdin mund t’i shtynte njerëzit drejt dëshpërimit.

Camus – i cili vite më herët kishte thënë se “nuk ka dashuri në jetë pa dëshpërim në jetë” – u përgjigj:

“Gjithçka që mund të bëj është të përgjigjem për veten time, duke kuptuar se ajo që po them është relative. Të pranosh absurditetin e gjithçkaje përreth nesh është një hap, një eksperiencë e domodsoshme: ajo nuk duhet të vijë si një rrugë qorre. Ajo na shkakton revoltë, e cila mund të jetë e ftyrshme. Një analizë e idesë së revoltës mund të na ndihmojë ne të zbulojmë idetë e afta për rivendosjen e një kuptimi relativ të ekzistencës, megjithëse një kuptim që gjithmonë do të jetë i rrezikuar.”

Duke folur pranë fundit të brutalitetit të pakuptimtë të Luftës së Dytë Botërore, gjashtë vjet para se të formulonte idetë e tij mbi solidaritetin dhe atë që çfarë do të thotë të jesh rebel, Camus tha:

“Në një botë ku absurditeti duket se është kaq i padepërtueshëm, ne thjeshtë duhet të arrijmë një shkallë më të lartë të të kuptuarit mes njerëzve, një shkallë më të lartë sinqeriteti. Ne duhet të arrijmë këtë ose të vdesim. Për ta bërë këtë, disa parakushte duhet të plotësohen: 1. Njerëzit duhet të jenë të hapur (falsiteti konfuzon gjërat), 2. të lirë (komunikimi është i pamundur me skllevër). Në fund, 3. ata duhet të ndjenjë një lloj drejtësie përreth vetes.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale