Transferimi i Kristiano Ronaldos te Al Nassr në kampionatin e Arabisë Saudite ka kthyer përsëri futbollistin portugez në majën e botës, jo sa i përket trofeve të fituar individualisht apo me ekipe, por sa i përket pagesës që përfiton, duke u bërë përsëri sportisti më i paguar i planetit.
Rroga e tij neto në sezon përllogaritet në 112,1 milionë euro dhe sipas kompanisë së monitorimit të tregjeve financiare “DBRS Morningstar”, kjo e vendos atë në majën e listës së sportistëve më të paguar me një diferencë të ndjeshme ndaj ndjekësve më të afërt.
Duhet theksuar se ndonëse treshja e podiumit është e përbërë vetëm nga futbollistë, pjesa tjetër e 10-shes së më të paguarve përbëhet nga 6 lojtarë të NFL dhe 2 pilotë të Formula 1.
RENDITJA
10 – Maks Verstapen (Red Bull) – Formula 1 – 43,3 milionë euro
9 – Kirk Kazins (Minesota Vajkings) – NFL – 43,3 milionë euro
8 – Deshun Uotson (Kliveland Brauns) – NFL – 52,3 milionë euro
7 – Ljuis Hemilton (MekLaren) – Formula 1 – 53,7 milionë euro
6- Aron Roxhers (Grin Bej Pakërs) – NFL – 53,7 milionë euro
5 – Xhosh Alen (Bufalo Bills) – NFL – 59,3 milionë euro
4 – Metju Staford (Los Anxhelos Rams) – NFL – 65,7 milionë euro
3 – Nejmar (PSG) – Futboll – 65,9 milionë euro
2 – Leo Mesi (PSG) – Futboll – 70,6 milionë euro
1 – Kristiano Ronaldo (Al-Nassr) – Futboll – 112,1 milionë euro.