MENU
klinika

Kuqezinjtë kërkojnë ndihmë nga PSG për një portier

Milani nuk po gjen dot zgjidhje

04.01.2023 - 15:19

Milani duket se nuk ka gjetur ende një zgjidhje për portën kuqezi. Kampionët në fuqi të Serisë A po vuajnë mungesën e Majk Menja, i cili është dëmtuar në shtator në grumbullim me Francën dhe nuk ka ende një datë të kthimit të tij.

Meqenëse Milani lufton në shumë fronte në këtë pikë të sezonit, kërkohet një portier me eksperiencë dhe kuqezinjtë janë të gatshëm të hyjnë në merkato për të siguruar një lojtar që t’u japë siguri në prapavijë, ku Tatarushanu nuk shihet si në lartësinë e duhur. Firma me talentin Devis Vaskez shihet vetëm si një zgjidhje për të ardhmen dhe jo momentale.

Ndaj mediat italiane raportojnë se Milani ka hedhur sytë nga një lojtar me shumë eksperiencë që mund të transferohet nga radhët e PSG-së. Bëhet fjalë për portierin Serxhio Riko, i cili është zgjedhje e tretë te parisienët pas krahëve të Donarumës e Kejlor Navas. Ideja e Maldinit dhe Masarës është të sigurojnë huazimin e tij deri në fund të sezonit që të kenë alternativa të qëndrueshme në portë, ndërsa më pas do të kërkojnë në verë një zgjidhje afatgjatë për katërkëndorin, duke shpreesuar që deri atëherë edhe Menja të jetë në maksimumin e tij.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”