MENU
klinika

Ja kur do të luhen të dyja sfidat!

Miqësore mes Shqipërisë U-17 dhe Turqisë

05.01.2023 - 14:50

Kombëtarja shqiptare U-17 do të presë në Shqipëri përfaqësuesen e Turqisë U-17 ku do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore. Federatat e të dyjave vendeve kanë vendosur që sfidat të luhen në datat 17 dhe 19 janar.

Takimi i parë do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ në orën 17:00, ndërsa miqësorja e dytë është planifikuar të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në orën 15:00.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin më 15 janar në Durrës, ndërsa trajneri Bulku do të shpallë listën me lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret kundër përfaqësueses turke pak ditë para grumbullimit.

Këto dy miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Turqisë janë një mundësi shumë e mirë për kuqezinjtë si edhe për trajnerin Ervin Bulku e stafin e tij për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët si edhe çfarë nuk shkon me ekipin përpara ndeshjeve të Elite Round që do të zhvillohen në vendin tonë në muajin mars.

Shqipëria është shortuar në grupin 8, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë, teksa pavarësisht kundërshtarëve të fortë, ekipi i drejtuar nga Ervin Bulku synon kualifikimin në finalet e Europianit 2023.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”