Pas 12 fitoreve radhazi, skuadra e Brooklyn Nets i jep fund rekordit sezonal në NBA për sukseset e njëpasnjëshme, teksa u mund 121-112 nga Chicago Bulls, në një ndeshje me mjaft emocione.
Durant bëri detyrën duke realizuar 44 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e Nets, ndërkohë që tre lojtarë të Bulls realizuan mbi 20 pikë me Vucevic më i miri me 21 pikë e 13 rebound. Kjo humbje i kushtoi Brooklyn, pasi në rast fitoreje do të merrte kreun në Konferencën e Lindjes. Ndërsa Bulls ngjiten në vendin e 10-të.
Po në Lindje, i zakonshmi Giannis Antetokounmpo shpëton Milëaukee nga humbja, duke realizuar një “triple double”, 30 pikë, 21 rebound e 10 asist, në fitoren 104-101 ndaj Toronto Raptors. Një sukses që mban Bucks në vendin e tretë, vetëm një hap larg dy skuadrave të para.
Në Konferencën e Perëndimit erdhi fitorja e tretë radhazi për Los Angeles Lakers, që synon një vend në play off. Kalifornianët mundën 112-109 Miami Heat, një sfidë vendosur në fundin e saj. Edhe pse nuk luajtën LeBron James dhe Antony Davis, Lakers bënë diferencën me Schroder, autor i 32 pikë, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e 13 rebound të Adebayo për ekipin nga Florida.