MENU
klinika

A do ta bëjë dhe Shqipëria?!

Greqia: Pasagjerët nga Kina duhet të kenë test negativ të Covid

06.01.2023 - 10:49

Fqinji jugor i Shqipërisë, Greqia, ka vendosur t’u bashkohet masave të marra nga shtetet e tjera evropiane, për të vendosur masa ndaj pasagjerëve nga Kina. Ata duhet të paraqesin një test negativ të Covid, 48 orë para nisjes për në Athinë.

Gjithashtu, veç testit të Covid, udhëtarët nga Kina rekomandohet të përdorin maskën dhe të jenë të vaksinuar. Autoritetet në Greqi janë shprehur se për këto masa do të ketë një rivlerësim periodik dhe do të zbatohen për një periudhë të caktuar.

“Në lidhje me situatën epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në Kinë dhe trajtimin e saj dhe në vijim të rekomandimeve të komitetit kompetent të Bashkimit Europian, masat parandaluese të propozuara nga EODY për vendin tonë janë si më poshtë:

Demonstrimi i detyrueshëm i një rezultat negativ testi diagnostikues (testi i zbulimit të shpejtë të antigjenit, ose testi molekular) i të gjithë udhëtarëve në fluturime direkte nga Kina, 48 orë para nisjes së tyre”, thuhet në reagim ndër të tjera.

Nuk dihet nëse Shqipëria do të ndërmarrë një vendim të tillë, kur vetëm pak ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi lëvizjen pa viza Shqipëri-Kinë. Po ashtu, në vend është përhapur një valë e gripit që ka mbushur spitalet, e cila nuk përjashtohet të jetë dhe covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë planesh ka Europa Juglindore?

A e përhapi koronavirusin sinjali 5G?!