06.01.2023 - 13:47
Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit italian, Xhianluka Viali, i cili nuk ia doli të fitonte betejën me kancerin, në moshën 58-vjeçare.
Fituesi i Ligës së Kampionëve me Juventusin, u diagnostikua me tumor në pankreas në vitin 2017 dhe së fundmi gjendja e tij u përkeqësua, me familjen që i shkoi pranë në spitalin që ishte shtruar në Londër.
Ai u bë një legjendë e Sampdorias dhe më pas u transferua te Juventusi ku fitoi Championsin dhe në vitin 1996 kaloi te Çelsi në Angli.
Në vitin 1999 Viali u bë trajner i Çelsit dhe pas dy vitesh kaloi te Uatfordi.
Ai gjithashtu ishte pjesë e suksesit të Italisë në EURO 2020, si ndihmës-trajner i Mançinit.