MENU
klinika

Mesazhi që duan të përcjellin

Serbët protestojnë kundër Vuçiçit dhe Listës Serbe

08.01.2023 - 11:53

Sot pritet të mbahet një protestë në veri të Mitrovicës kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe partisë Lista Serbe.

Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut dhe vjen pas plagosjes së një djali 21 vjeçar dhe një fëmije vetëm 11 vjeçe, në Shtërpcë, dhe pas situatës së tensionuar në veri me vendosjen e barrikadave.

Organizatori i protestës, Ivan Miletic thotë se – “Të pakënaqurit nga veriu i Kosovës” janë ata që do marrin pjesë në protestë, pasi sipas tij qytetarët me heqjen e barrikadave e panë se në cilin drejtim po shkon situata dhe se nuk do të pranojnë “as lojërat e Kurtit dhe as të Vuçit”.

Ata thonë së qëllimi i kësaj proteste është që të dërgojnë mesazhin se “na ka ngopur terrori dhe urrejtja, se duam vetëm paqe dhe të jemi në rrugën tonë”.

Miletic thotë se qytetarët edhe pse paraprakisht dyshonin në “qëllimet e sinqerta të Vuçiçit dhe të një pjese të Listës Serbe”, për herë të parë besuan se do të kishte “rezistencë të përbashkët”.

“Më herët kemi tentuar të organizojmë disa protesta për të mirën e qytetarëve, por nuk ka pasur sukses sepse njerëzit janë ftuar në momentin e fundit që të mos vijnë sepse protestat nuk kanë mbështetjen e pushtetit. Por shpresojmë që populli të çlirohet pas kësaj situate të fundit në të cilën jemi të gjithë të manipuluar, qytetarët do të çlirohen”, tha ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!