MENU
klinika

“Dua të bëj një djalë të fortë shqiptar me Dua Lipën!”

Deklaratat e Andrew Tate për yllin e popit po bëjnë xhiron e rrjetit

08.01.2023 - 12:39

Tani që Andrew Tate është arrestuar në Rumani në rrjet po qarkullon një intervistë e tij e disa muajve më parë ku ka folur as më pak e as më shumë se për Dua Lipën.

Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se është i dashuruar pas këngëtares së njohur shqiptare. Tate madje shtoi gjithashtu se do të dëshironte të kishte me të një djalë gjysmë-shqiptar të fortë. Por kur mendoi se Dua mund të ishte feminist gjë që ai e urren hodhi poshtë këtë ide.

“Kam parë një video të Dua Lipës shumë kohë më parë. Ajo ndodhej në Shqipëri duke bërë një valle tradicionale shqiptare. Mendoj se ajo do të mund të më jepte djem të fortë gjysmë-shqiptarë – ndoshta do të zgjidhja atë”.

“Por unë mendoj se ajo është një feministe ose një budallaqe. Pra, nëse do të flisja me të për më shumë se dy minuta, do të largohesha me siguri”, tha ylli romuno-britanik.

Kujtojmë që Andrew Tate mendon se gratë i përkasin shtëpisë, nuk mund të ngasin makinën dhe janë pronë e një burri.

Ai gjithashtu mendon se viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet e tyre. Ai shoqërohet me vajza të moshës 18-19 vjeçare, sepse mund të “lërë një gjurmë” mbi to, sipas videove të postuara në internet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN