MENU
klinika

Vuçiç njofton serbët

“KFOR e refuzoi kërkesën tonë për kthimin e ushtarëve në Kosovë”

08.01.2023 - 12:44

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se KFOR-i e ka refuzuar kërkesën e tyre për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Vuçiç thotë se në letër thuhet se KFOR-i “po vëzhgon me kujdes se çfarë po ndodh në veri”.

“Por ata nuk iu referuan një pjese të rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë. Ata iu referuan normës normative për të ruajtur rendin dhe ligjin. Ata bënë një gabim tjetër. Një herë kërkuan nga autoritetet në Beograd që të ekstradojnë Millosheviçin në Vidovdan, kështu këtë herë treguan në prag të Krishtlindjeve. Në prag të Krishtlindjes, nëse marrim përgjigje negative, e dimë që nuk është rastësi”, tha Vuçiç për Pink.

Kujtojmë, Serbia kishte kërkuar kthim të forcave ushtarake në Kosovë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!