Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për 32-vjeçaren, Orjana Gremi, e cila disa ditë më parë hodhi foshnjën e porsalindur në ujërat e lumit Kir.
Prokuroria ka kërkuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm për të renë. Dyshohet që 32-vjeçarja kishte probleme të shëndetit mendor.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 7 janar ku Orjana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjën e saj që e lindi në datën 30 dhjetor 2022.
Më 4 janar ajo ka lënë spitalin, pasi ka kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit. Ajo çka e bën më të rëndë është fakti se e reja nuk shfaqi pendesë gjatë dëshmisë së saj në Polici.
“Fëmijën e hodha në lumë, nuk kisha mundësi ta mbaja”, ka thënë Gremi në deklaratën e saj komisariat.