MENU
klinika

Të pamposhtur

Juve futet në historinë e Serie A. Kërcënon Napolin

09.01.2023 - 17:23

Juve përjetoi makthe në fillim të sezonit, duke u zhytur gjithnjë e më shumë drejtë fundit, pësuan edhe një goditje të fortë duke u eliminuar nga Champions që në fazën e grupeve, rezultate që vendosën ndjeshëm në pikëpyetje edhe të ardhmen e Max Allegrit. Në mënyrë befasuese, me qetësi, e pa shumë zhurmë, Juve nisi të ngjiste shkallët e klasifikimin një e nga një dhe tashmë pas javës së 17-të e shohin veten në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, 7 më pak se Napoli kryesues.

“Napoli, po vijmë”, ishte titulli i Tuttosport në faqen e parë këtë të hënë. Në këtë periudhë, Allegri ka ndërtuar një bunker të vërtetë, nuk janë brilantë në lojën e tyre, por janë fitues teksa përballë Udineses siguruan fitoren e tetë radhazi, e teta pa pësuar asnjë gol. Humbja e fundit e Juves daton më 8 tetor të vitit të shkuar, përballë Milan, që nga ajo sfidë bardhezinjtë nuk kanë pësuar më asnjë gol.

Në saktë 756 minuta që mbajnë portën të paprekur. Në total këtë sezon, Juventus ka mbyllur 12 ndeshje pa pësuar gol, e të mendosh që është java e 17-të, ndërkohë një vit më parë Juve e mbylli të gjithë sezonin me vetëm 13 ndeshje pa pësuar gol. Sipas Opta, tetë ndeshjet radhazi pa pësuar gol e kanë futur Juven në historinë e Serie A, pasi vetëm 5 ekipe në të kaluarën kanë arritur ta bëjnë diçka të tillë.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”