Synimet më të zakonshme të Vitit të Ri janë humbja e peshës ose kursimi i parave, por qëllimet për nxitjen e kënaqësisë së brendshme dhe gjetjen e paqes shpirterore kanë fituar popullaritet vitet e fundit.
Në vitin 2023, 17% e njerëzve vendosën “të jenë të lumtur”, sipas një sondazhi të YouGov me 1000 të rritur Rreth 12% po vendosin të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor dhe 11% duan të përqendrohen në ”çështjet shpirtërore”.
Por në disa vende gjetja e paqes nuk është në të vërtetë e pazakontë, sipas një sondazhi të fundit të Gallup.
Vendi nr. 1 ku njerëzit thonë se janë ‘gjithmonë’ në paqe: Nikaragua
Kur pyeten: “Sa shpesh jeni në paqe me mendimet dhe ndjenjat tuaja?” 73% e të anketuarve në Nikaragua thanë “gjithmonë”.
Nga 10 vendet kryesore ku njerëzit thanë se ndjehen gjithmonë të qetë, shtatë prej tyre janë në Amerikën Latine
10 vendet më të mira ku njerëzit janë gjithmonë në paqe
Nikaragua
Uzbekistani
El Salvador
Panamaja
Hondurasi
Paraguaj
Republika Domenikane
Uruguai
Afrika e Jugut
Spanja
Në Uzbekistan, 72% e njerëzve thanë se ndjehen gjithmonë në paqe dhe në El Salvador 71% e njerëzve thanë të njëjtën gjë.
Vendet ku njerëzit ishin “rrallë” ose “asnjëherë” në paqe përfshinin Zimbabve, Turqinë dhe Malawi-në.