Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim në zyrën e tij me ambasadoren gjermane në Beograd. Kreu i qeverisë serbe njoftoi se ai dhe ambasadorja gjermane Anke Konrad, nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Synimeve ndërmjet Kabinetit të Presidentit të Republikës dhe Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprime Klimatike, shkruan Tanjug.
“Ky partneritet institucional do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekonomik dhe tregtar ndërmjet vendeve tona, dhe theks i veçantë i kushtohet zhvillimit të strategjisë së politikës industriale të Serbisë në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së, së bashku me forcimin e zinxhirëve të duhur të furnizimit”, ka thënë Vuçiç në llogarinë në Instagram “buducnostsrbijeav””.