MENU
klinika

Muzeu i Artit Mesjetar

Fotografim me cilësi maksimale

10.01.2023 - 14:21

Viti i ri vjen me punë të reja për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar nisi puna për dezinfektimin e objekteve të këtij fondi. Procesi i dezinfektimit do të ndiqet nga fotografimi me cilësi maksimale në laboratorin e ri fotografik.

Kjo punë do të vijojë përgjatë gjithë vitit, duke siguruar dokumentimin e sakë të çdo objekti që ruhet dhe ekspozohet në këtë muze.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 prill 1980. Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX. Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale