Deputeti Agron Çela i është bashkuar zyrtarisht Partisë Socialiste. Sot pasdite ai ishte në Kryeministri ku zhvilloi një takim me Ramën dhe ministren Elisa Spiropali.
Edhe vetë kreu i qeverisë e ka konfirmuar një gjë të tillë, ku në rrjete sociale ka postuar disa foto nga takimi me Agron Çelën.
Postimi i Edi Ramës:
SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Prej disa ditësh, Agron Çelaj përflitej për largimin e tij nga Partia e Lirisë dhe bashkimit të Partisë Socialiste.
Në rrjete sociale u publikua një foto e Çelës krah Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Shkodra, ku kjo e fundit është drejtuese politike e qarkut për Partinë Socialiste.