MENU
klinika

"E vetmja mënyrë për të ndalur emigracionin!"

Ali Ahmeti pas takimit me Ramën: Diskutuam për anëtarësimin në BE

11.01.2023 - 10:29
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ai tha se çështja kryesore e bisedës, kishte qenë bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE si e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve.

“E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Puna e lodhshme që është bërë pas krahëve, shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimin drejt BE-së për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona. U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend. Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standarteve perëndiomore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme s ai takon shqiptarëve”-tha Ahmeti.

Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie politike kishin treguar papjekuri politike duke mos marrë pjesë.

“Lëvizja Besa ka treguar papjekuri politike, nuk duhet të ishin shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup. Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku”- shtoi Ahmeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN