MENU
klinika

Banesa Dallnesi

Perla e trashëgimisë kulturore shkodrane

11.01.2023 - 14:00

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër solli në vëmendje një nga banesat karakteristike shkodrane, banesën e familjes “Idriz Dallnesi”.

Bëhet fjalë për një ndër banesat tipike e përfaqësuese të ndërtimtarisë së shek. XX, shpallur monument kulture kategoria I (1973) nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Banesa e familjes Dallnesi, mbi 200-vjeçare, ndodhet në lagjen Perash, Shkodër. Ndonëse nuk ka një datë të saktë të ndërtimit, vendndodhja e saj i paraprin zgjerimit të qytetit dhe krijimit të zonave të reja të banuara të Shkodrës, si qendra qytetare relativisht të reja.

Banesa, dykatëshe, ruan mjaft mirë skemën planimetriko- funksionale të banesës karakteristike që i përket periudhës së shek XIX-XX, që reflekton edhe zgjerimin e marrëdhënieve kapitaliste në Shqipëri.

Ajo ka trashëguar 3 mjedise karakteristike si mjedisi i odës së miqve, oxhaku i plazmuar, ornamentika e zbukurimores së mjediseve ku veçohen gdhendjet e drurit dhe pikturimi në material drusor. Në këtë banesë spikat trajtimi i kujdesshëm i pamjes së jashtme të banesës duke u larguar nga dekori i rëndë i tipologjisë së banesave karakteristike shkodrane me prani të shtuar të ornamenteve.

Kati përdhe është i ndërtuar me gur, po kështu edhe kolonatet e katit të dytë, ndërsa së brendshmi mbizotëron druri i gdhendur dhe i pikturuar.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale