MENU
klinika

77 vite më parë

Kur Shqipëria u shpall Republikë!

11.01.2023 - 14:03

Më 11 janar 1946 Shqipëria u shpall Republikë.

Pas daljes së vendit nga Lufta e Dytë Botërore në nëntor 1944, Shqipëria ishte ende mbretëri demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme. Kësisoj, për të sjellë ndryshimin e regjimit të qeverisjes, u organizuan zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, në të cilat u zgjodh fitues Fronti Demokratik (ish-Fronti Nacional-Çlirimtar), organizata politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Pas mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor, Asambleja Kushtetuese shpalli Shqipërinë Republikë Popullore.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell vendimin e Asamblesë Kryesuese që e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si foto ilustruese të këtij zhvillimi.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale