Burimet mediatike bejne me dije se Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.
Shuma prej 480 milionë lekë që iu kalua shtetasit Thana nga hetimet e deri tanishme të prokurorit Ndini Tavani vlerësohet si një vjedhje në Buxhetin e Shtetit.
I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarë por edhe përmbarues edhe ata nën hetim. burimet zyrtare i thanë Top Channel se shkresa që vë në pozitë të vështirë sekretarin e përgjithshëm të financave Arlind Gjokutaj mban datën 14 shtator 2022.
Sekretari i Përgjithshëm u vu në dijeni për këtë pagesë përmes një memoje.
Dokumentet e tjera të administruara nga hetimet e deritanishme tregojnë se në qershor 2022 funksonarë të tjerë si drejtorë të buxhetit dhe të ankesave gjyqësore u paralajmëruan nga një specialiste e thjeshtë që ju tregoi statusin e objektit një magazinë për të cilën kanë vazhduar të dalin miliona nga buxheti i shtetit. godina sipas prokurorisë ju shit të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall.
Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve. Në vendimin që TCH disponon për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit tregohet se si Instat dhe Ministria e Financave komunikuan ndër vite për koficientin e rivlerësimit të lekut.
Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me një zyrë përmbarimore nën hetim u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. Burimet thonë se e njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të të motrës duke i sjellë shtetit një dëm të konsiderueshëm.
Ministria mësohet se e ka shkarkuar nga kjo detyrë së bashku me dy të tjerë. Gjokutaj ishte emëruar në këtë detyrë të tetor të 2021./tch