MENU
klinika

“Not’te da Oscar”

Kolonat zanore të kryeveprave të kinematografisë

11.01.2023 - 23:07

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit bëri bashkë të apasionuarit e muzikës dhe kinematografisë, nëpërmjet një koncerti të veçantë, të dirigjuar nga Giovanni Pompeo.

Për herë të parë Orkestra Simfonike e TKOB, solli kolonat zanore të disa prej filmave të cilët kanë hyrë në historinë e Hollivudit, si “Piratët e Karaibeve”, “Lufta e Yjeve”, ”Xhurasik Park”, “Supermen”,” Indiana Xhons”, “Lista e Shindlerit”, “Harri Poter” etj, të gjitha vepra të një prej kompozitorëve më të shquar amerikanë. Koncerti “Not’te da Oscar” solli magjishëm krijimet e John Williams, sot 90-vjeçar, i cili është një nga kompozitorët më të njohur, më shumë të vlerësuar me çmime dhe nga më të shpërblyerit financiarisht, në historinë e Shteteve të Bashkuara. Lista e çmimeve që i janë dhënë Williams-it përmban 52 kandidatura për Oscar si dhe 5 të fituar.

Një nga pjesët që publiku duartrokiti më gjatë, mbrëmjen e djeshme, ishte kolona zanore e filmit të regjisorit Spielberg, “Lista e Shindlerit”, interpretuar mjeshtërisht nga violinisti Ettore Pellegrino.
“Not’te da Oscar” i lë radhën të tjerave premierave dhe koncerteve që do vijnë me plot risi në TKOB përgjatë vitit 2023.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale