MENU
klinika

Kurti për 'Der Standard'

“Perëndimi nuk po na kushton aq rëndësi sa Vuçiçit”

12.01.2023 - 10:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën austriake Der Standard ku ka folur për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe Beograd, lidhur me dialogun, asosacionin e komunave serbe apo edhe marrdhëniet me aleatët Perëndimorë. Për këtë të fundit ai është shprehur se nuk po trajtohet njësoj sikurse trajtohet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj. Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet së shpejti përsëri në Perëndim”,, tha Kurti teksa shpjegoi në thelb pse ndihet kështu.

Sipas tij të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – “po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiç-it, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”.

I pyetur se a duhet të kthehen serbët që u larguan nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit, Kurti theksoi se “nuk i përjashtoj” por as “nuk i bëj thirrje të kthehen”.

Ne i kemi rishpallur të gjitha pozitat që kanë mbetur vakante në polici, nuk kam ndërmend të zëvendësoj serbët me shqiptarë. Një komision do të vendosë se kush do të pranohet”, tha ai.

Kreu i qeverisë së Kosovës ndër të tjera foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, themelimi i së cilës po kërkohet gjithnjë e më shumë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti fillimisht theksoi prerazi se “Kushtetuta nuk lejon bashkësi të bazuara në kritere etnike” duke dhënë edhe një shpjegim interesant lidhur me këtë çështje.

“I kam thënë Vuçiç-it që e kam përshtypjen se ai nuk dëshiron asociacion të komunave, sepse nuk mund të kërkosh asociacion dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Nuk mund të servosh një makiato pa një filxhan kafeje”.

Sa i përket fillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në bazë të propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve, ai tha se për momentin Beogradi nuk është aspak i interesuar për një marrëveshje kornizë me Kosovën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin