MENU
klinika

Zbardhet axhenda

Kurti sot në Austri/ Takim me dyer të mbyllura me kancelarin

12.01.2023 - 10:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të vizitojë Austrinë, ku do të takohet edhe me kancelarin federal austriak, Karl Nehammer. Sipas axhendës, ai do të pritet me nderimet më të larta ushtarake e shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer. Mediat kosovare bëjnë me dije se, Kurti do të ketë një takim me dyer të mbyllura me kancelarin e Austrisë.

Më pas, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryeministri Kurti dhe kancelari austriak, pritet të mbajnë edhe një konferencë për media. Përveç çështjeve të Ballkanit Perëndimor si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë, një ndër temat e këtij takimi mes kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer, do të jetë edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE.

Kurti, gjatë vizitës në Vjenë të enjten, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian.

Ko vizitë nga ana e kreut të qeverisë së Kosovës në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së. Kosova dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë në shumë fusha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!