Prince Harry ka bërë histori me librin e tij të sapo botuar.
‘’Spare’’ titullohet libri që Harry ka publikuar duke përmbledhur kujtimet e tij dhe është libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.
Libri që u publikua një ditë më pare ka tërhequr vëmendjen e lexuesve nga e mbarë bota pasi aty rrëfehen detaje të padëgjuara të betejave të tij personale, raportet me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe vëllain e tij, William.
“Ne e dinim se ky libër do të fluturonte, por po i tejkalon edhe pritjet tona më të mëdha”, tha përmes një deklarate, Larry Finlay, drejtor menaxhues në Transworld Penguin Random House.
Botuesi i librit tha se janë shitur 400.000 kopje në ditën e parë.