13.01.2023 - 12:25
Shefi i krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati, mohon të ketë probleme. Në dëshminë e tij pas shpërthimit me tritol në banesë, Shpati tregon se nuk ka asnjë person që mund të dyshojë si autor.
“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë Pëllumb Shpati.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse në vilën tre katëshe jetojnë 17 persona. Mirëpo, dëmet materiale kanë qënë të shumta, që nga muret e deri tek mjetet e parkuara në oborr.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Detajet nga ngjarja (EMRI)