MENU
klinika

Përvjetori i premierës

‘Halili dhe Hajria’, baleti i parë shqiptar

13.01.2023 - 14:06

Më 13 janar 1963 u vu në skenë baleti i parë shqiptar, “Halili dhe Hajria”.

Ky balet u farkëtua prej subjektit të dramës që mban të njëjtit titull, shkruar në vitin 1949, nga Kolë Jakova. Himnizimi i bëmave të luftëtarëve të Malësisë së Madhe ndaj zgjedhës turke (në shekullin e 18-të) do të frymëzonte Tish Dainë për kompozimin e vijës melodike. Shprehitë koreografike të Panajot Kanaçit, u interpretuan nga trupa e balerinëve të Teatrit të Operas dhe të Baletit (TOB).

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries, Ganimet Vendresha e Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Shfaqja korri sukses të paprecedentë dhe përgjatë viteve, u shfaq me qindra herë në skenën e TOB-së për spektaktorët vendas. “Halili dhe Hajria” është shfaqur edhe jashtë vendit, në Kosovë (1979), në Francë (1980), në Greqi (1983) dhe në Itali (1991).

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto të vendimit të ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës për dërgimin e trupës së baletit jashtë vendit (në Kosovë dhe në Greqi), për vënien në skenë të baletit “Halili dhe Hajria”.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale