MENU
klinika

Nuk ka vend për panik

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti nga Veriu në Jug

14.01.2023 - 12:31

Lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme janë ndjerë në vendin që nga dita e djeshme dhe që kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet më të mëdha kanë qenë me magnitudë, 3.6 dhe më të voglat deri në magnitudën 2.

Epiqendra, ka qenë që nga Klosi, Bilisht e Konispol.

Nuk raportohet për dëme dhe nuk ka vend për panik, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, që monitorijnë aktivitetet sizmike.