Zyrtarë të lartë amerikanë po ndjekin nga afër lëvizjet dhe përpjekjet e grupit ushtarak privat rus Wagner jashtë Ukrainës dhe ata janë veçanërisht të interesuar për një vend. Në tekstin e portalit Politiko, thuhet se muajin e kaluar administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka ulur nivelin e fshehtësisë së të dhënave të inteligjencës, ku thuhet se Rusia po mbështetet grupin mercenar Wagner.
Por inteligjenca amerikane mbledh gjithashtu të dhëna në lidhje me aktivitetet e këtij grupi në vende si Serbia.
Politiko thekson se ky grup, i kryesuar Yevgeny Prigozhin, vepron në dhjetëra vende dhe bashkëpunon me qeveritë për projekte ushtarake dhe politike. Shtetet e Bashkuara kanë monitoruar aktivitetet e këtij grupi në mbarë botën për një kohë të gjatë, veçanërisht në vende si Siria ku janë të vendosura forcat amerikane.
Megjithatë, deklaratat e fundit nga zyrtarët amerikanë nënvizojnë shkallën në të cilën administrata është e shqetësuar për mbështetjen e Rusisë tek grupi. Gjegjësisht, të dhënat e fundit tregojnë se zyrtarët amerikanë janë duke monitoruar lëvizjet dhe aktivitetet e grupit si në territorin e Republikës së Afrikës Qendrore ashtu edhe në Serbi, si dhe në çfarë mase prezenca e Wagner paraqet rrezik për forcat dhe zyrtarët vendas.
Prigozhin dhe grupi Wagner kanë qenë nën sanksionet e SHBA-së për vite me radhë, dhe SHBA-ja kohët e fundit ka ndërmarrë hapa shtesë në përpjekje për të kufizuar qasjen e grupit në armë të reja. Kështu, në fund të dhjetorit, administrata Biden zbatoi kontrolle shtesë të eksportit dhe e bëri të vështirë për grupin Wagner qasjen e çdo pajisjeje që përdor teknologjinë amerikane.
Organizatat e të drejtave të njeriut thonë se grupi Wagner është përgjegjës për ekzekutimet, torturat dhe rrahjet e civilëve në atë vend. Kremlini mohon çdo lidhje zyrtare me Wagner.
Kur është fjala për Serbinë, Politiko thekson se grupi ka vendosur edhe njerëzit e tij në Beograd dhe ka njoftuar në fillim të dhjetorit se operacioni kishte filluar zyrtarisht edhe në Serbi. Që atëherë, dyshohet se janë nisur disa operacione për të shtypur ‘aktivitetet kundër regjimit të Putinit të ndërmarra nga diaspora ruse’, tha një burim.
Prania e Grupit Wagner në Serbi vjen në një kohë të tensioneve të ngritura në kufirin me Kosovën, thuhet në tekst.