MENU
klinika

Me Mariza Ikonomin

Kur Françesk Radi solli telefonatën e zemrave

14.01.2023 - 19:38

Françesk Radi gjatë karrierës së tij ka kënduar plot hite, por ne sot do të kujtojmë një paraqitje me një emër tjetër që asokohe ishte në fillimin e karrierës së saj.

Dhe duket se bashkëpunimi me Radin, për Mariza Ikonomin ishte një fillim e ogur i mbarë drejt karrierës. Në Festivalin e madh të Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar, në vitin 1994, dyshja erdhën me këngën “Telefonatë zemrash”, shkruan Konica.al.

Tekstin e këngës e shkroi Xhevdet Reshaj ndërsa muzika ishte e Radit, me orkestrim të Edison Misos. Teksti i fuqishëm tregon një lidhje mes vajzës dhe babait të saj, një marrëdhënie gjithmonë shumë e dashur për çdo fëmijë.

Asokohe kënga u pëlqye dhe dëgjohet edhe sot, ndërsa Festivalin e fitoi në fund Mira Konçi.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale