MENU
klinika

Homazhe në nder të jetëve të humbura

Përvjetori i 24-t i masakrës së Reçakut në Kosovë

15.01.2023 - 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe presidentja Vjosa Osmani, të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak.


Burime për Kosova Press thonë se pas homazheve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Që prej orës 09:00 qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, të ndodhur 24 vite më parë.

Në homazhe nuk ka munguar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka kryer nderimet përkatëse tek varret e të vrarëve në Reçak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I pështirë dhe i papranueshëm"

Daçiç ‘non grata’ në Kosovë/ Reagon Pacolli