MENU
klinika

Zyrtare!

Chelsea ndërhyn në merkato

15.01.2023 - 18:59

Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit ukrainas Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk. 22-vjeçari arrin në Stamford Bridge me një marrëveshje tetëvjeçare e gjysmë për një shifër prej 70 milionë euro (62 milionë £), plus 30 milionë euro të tjera (27 milionë £) në bonuse.

Chelsea mundi rivalët e Premierligës, Arsenalin në garën për Mudryk, i cili shënoi shtatë gola në 12 paraqitje në ligë për Shakhtarin këtë sezon.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj për Chelsean. Ky është një klub i madh, në një ligë fantastike dhe është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime” – tha ai.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”