MENU
klinika

Peshëngritje

Toska garanton: Ertjan Kofsha, pretendent për medalje botërore

15.01.2023 - 19:08

Vazhdojnë përgatitjet në ekipin e peshëngritjes së Shtërmenit. Trajneri Leonard Toska, në një prononcim për “Panorama Sport” ka shpalosur objektivat e 2023-shit, teksa thotë se ka pritshmëri të larta nga dy talentet, Ertjan Kofsha dhe Samoel Rrasa.

“Nuk kemi bërë asnjë ditë pushim, përveç 31 dhjetorit. Stërvitja po vijon rregullisht me dy seanca në ditë. Sportistët e Kombëtares, Kofsha dhe Rrasa, janë në formë shumë të mirë, por gjithashtu edhe pjesa tjetër e ekipit po ecën kënaqshëm, gjë që më bënë optimist, pasi Kombëtares kuqezi do t’i shtohen të tjerë talente nga Shtërmeni. Ky vit do të jetë shumë i ngarkuar dhe i ngjeshur me gara për ne, por që nuk na trembin aspak. Në mars keni garën e parë, Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Tiranë për të rinj dhe Kofsha do të jetë pretendent kryesor për medalje. Siç e kam theksuar gjithmonë ai do të bëhet një kampion i madh i shtangës shqiptare”, thotë trajneri Toska.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”