15.01.2023 - 23:58
Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë në Tiranë, ndërsa raportohet se ka pasur lëkundje edhe në qytetin e Lezhës.
Mësohet se shkalla e lëkundjeve llogaritet të ketë qenë 5.2 ballë, ndërsa është shoqëruar edhe nga pas lëkundje të tjera.
Sakaq, bëhet me dije se epiqendra e tërmetit ndodhet 19 kilometra në veri-lindje të Krujës, ndërsa mësohet se lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi.