Ministrat e Brendshëm, hetuesit dhe magjistratët në Itali kishin premtuar se do t’i jepnin fund arratisë së Matteo Messina Denaro, por i dënuari me burgim të përjetshëm u kap vetëm sot në Siçili pas 30 vitesh në kërkim.
epa02809418 Italian police released 4 July 2011 this composite ‘age progression’ identikit image of one of the top ten most wanted criminals in the world, Sicilian Mafioso Matteo Messina Denaro, 49, also known as Diabolik. The image of Denaro, 49, has been aged to update a previous identikit issued in 2007, a year after he took over Cosa Nostra following the arrest of Bernardo Provenzano. He has been on the run since 1993 EPA/POLICE
Messina Denaro thuhet se u ndalua në një klinikë private në Palermo. Ai është bos i mafies famëkeqe të Siçilisë, Cosa Nostra.
Mediat italiane raportuan se ai kishte marrë trajtim mjekësor kur u arrestua nga karabinierët pak para orës lokale 10:00.
Kështu u shemb miti i “kumbarit” të fuqishëm, i cili jetonte si ‘fantazmë’. Gjatë kohës që ishte në arrati bosi i drogës, është bërë baba i një vajze dhe djali.
Ai i vendosi djalit e të atit, Francesco. I biri raportohet se ka lindur midis 2004 dhe 2005 provincën e Trapani, midis Castelvetrano dhe Partanna, ku Matteo Messina Denaro ka ndërtuar fuqinë e tij ekonomike dhe kriminale.
Teksa qëndronte i fshehur, ai hoqi dorë nga imazhi i playboy që kishte. Matteo Messina Denaro është djali i mafiozit të mafies siciliane, Francesco Cuccia i njohur si Don Ciccio, i cili vdiq në arrati në vitin 1998.
Messina Denaro akuzohet si e përfshirë në aktet më të rënda kriminale të tridhjetë viteve të fundit, duke filluar me masakrat e vitit 1992 ku u vranë Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Ai mburrej se kishte ekzekutuar aq shumë njerëz sa për të “mbushur një varrezë”.