MENU
klinika

Dita Botërore e Botuesve të Librave

Kush e mban rolin e rëndësishëm në shpërndarjen e dijes!?

16.01.2023 - 13:52

16 janari njihet botërisht si Dita Botërore e Botuesve të Librave. Kjo ditë është vendosur në nder të botuesve, duke ua njohur atyre rolin e rëndësishëm në shpërndarjen e dijes, ideve dhe promovimit të letërsisë.

Libri i parë i shtypur është prodhuar në Kinë, në shekullin e tetë. Më herët ishin skribët, mjeshtërit e shkrimit, ata që merrnin dorëshkrimet e autorëve dhe nxirrnin kopje të pastra. Shtypi i shkruar u shpik në shekullin e 15-të, duke revolucionarizuar këtë industry dhe duke bërë që librat të prodhoheshin në mënyrë më eficiente dhe me një kosto më të ulët. Tashmë jetojmë në epokën e “e-books”, librave elektronike dhe platformave online, të cilat po bëjnë shpërndarjen e librit, duke sjellë ndryshime të mëdha, në këtë industry.

Sidoqoftë botuesit “klasikë” janë ende të rëndësishëm. Shumë dije nuk do të ishte e mundur të shpërndahej pa ta. Për këtë arsye është vendosur një ditë enkas, për të na kujtuar se dija nuk do të kishte këtë shpërndarje në rang botëror pa botuesit. Institucionet kulturore në këtë ditë, ftohen të organizojnë aktivitete të cilat t’u mësojnë fëmijëve rëndësinë e botimit të librave, përtej atyre shkollorë. Libri është ushqimi shpirtëror i njerëzimit dhe botuesit janë ata që përgatisin këtë ushqim. Për këtë arsye meritojnë respekt dhe kanë një ditë të tyren në rang global.