MENU
klinika

Më pak baktere dhe patogjenë në shtëpi...

Si përfundim, a duhet t’i heqim këpucët kur hyjmë në shtëpi?

16.01.2023 - 17:13

Kur mendojmë për zakonin e heqjes së këpucëve jemi në dilemë: t`i heqim patjetër, mos t`i heqim, ose si të jetë momenti.

Heqja e këpucëve përpara se të hyni në shtëpi mund të ketë pasoja të dobishme në aspektin e shëndetësor ose të tjera të natyrës praktike. Por ka edhe disa pengesa: jo të gjithë mund ta përqafojnë këtë zakon. Përpara se të zgjidhni nëse do ta bëni apo jo, lexoni më poshtë.

3 arsye për t`i hequr këpucët para se të hyni në shtëpi

1. Më pak baktere dhe patogjenë në shtëpi

Ka arsye krejtësisht higjienike në zakonin e heqjes së këpucëve përpara se të hyni në shtëpi. Shkencëtarët nisen nga fakti se thembra e këpucëve grumbullon mikroorganizma nga toka dhe këta mikroorganizma janë patogjenë rezistent ndaj ilaçeve dhe toksina kancerogjene. Asfalti mbi të cilin ecim, toka e ndotur, jashtëqitjet e kafshëve që mund të kenë mbetur në një rrugë të caktuar dhe më pas janë pastruar vetëm nga shiu, paraqesin një rrezik të madh për shëndetin e njerëzve, dhe kur në shtëpi ato përzihen me pluhur dhe qime bëhen edhe më të rrezikshëm.

2. Më pak përpjekje për pastrim

Lënia e këpucëve jashtë shtëpisë, ose në hyrje kërkon më pak përpjekje pastrimi. Vetëkuptohet që nëse sjellim më pak papastërti në shtëpi, do të na duhet të pastrojmë më rrallë. Megjithatë, kjo do të thotë që pastrimi nuk duhet neglizhuar shumë gjithsesi.

3. Këmbët edhe më të forta

Ka disa shkolla mendimi midis ortopedësh, sipas të cilave ecja zbathur ose vetëm me çorape (pa këpucë) mund të forcojë muskujt e këmbëve, të përmirësojë qëndrimin dhe, në planin afatgjatë, të kontribuojë në një ekuilibër më të mirë.

3 arsye për të mos i hequr

1. Kushtet mjekësore

Nuk këshillohet të ecni zbathur nëse keni disa sëmundje ose gjendje kronike, si diabeti, pasi mund të lëndoni veten. Diabeti çon në uljen e ndjeshmërisë në ekstremitete. Nëse nga ana tjetër, ortopedi mund të ketë rekomanduar këpucët për të pasur mbështetjen e duhur për këmbën. Mund të mbani këpucë enkas për në shtëpi në këtë rast.

2. Siklet

Të mos mbani këpucë në shtëpi, do të thotë që edhe mysafirët do të duhet të përshtaten. Por jo të gjithë kanë qejf t`u tregojnë këmbët e zbathura të tjerëve. Ka njerëz që e kanë problem.

3. Ftohtë

Të ecësh zbathur në shtëpinë e dikujt mund të jetë jo vetëm e sikletshme, por edhe ftohtë.