MENU
klinika

Ndryshohet Komisioni i Votimit dhe Numërimit

Primaret do përsëriten në Dibër, procesi i ri i votimit më 21 janar!

17.01.2023 - 20:03

Procesi i Primareve do të përsëritet në Dibër. Primaret e Berishës do të përsëriten në Dibër më 21 janar të këtij viti, por do të zhvillohet me të njëjtët kandidatë që morën pjesë në votimin e 4 dhjetorit 2022.

Sipas të dhënave të deritanishme, për administrimin e procesit të ri zgjedhor, dega e Partisë Demokratike në Dibër do të miratojë një Komision të ri të Votimit dhe Numërimit. Por në përbërje të Komisionit, në përbërje të tij, për shkak të problematikave të kotatuara të mos marrin pjesë anëtarët që kanë administruar procesin e mëparshëm.

Nga primaret e mbajtura në dhjetor, Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Alku mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota në procesin e Primareve. Por, Alku nuk e pranoi rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Nga rinumërimi i votave, herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.