MENU
klinika

Piku do të arrihet në datën…

Vendi përfshihet nga reshje shiu dhe bore

18.01.2023 - 11:03

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, por edhe dëborë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi teksa tregon situatën thotë se piku do të jetë në datën 20 dhe se bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim.

Peleshi thotë se janë angazhuar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.

Ndërkohë ai u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë.

“Reshjet me intensitet të lartë të rëna gjatë natës, fatmirësisht nuk kanë shkaktuar situata përmbytjesh në asnjë zonë të territorit të vendit, falë edhe masave të marra në kohë. Megjithatë bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim, pasi sipas parashikimeve piku i prurjeve do të arrihet në datën 20. Nën monitorim është situata edhe në zonat malore, ku ka patur reshje bore. Po punohet në disa akse nga punonjësit e ARRSH për pastrimin e rrugëve nga inertet dhe nga forcat e OSHEE për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në disa njësi administrative.

Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.

U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë”, shkruan Peleshi në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këto dy ditë do të jenë të rrezikshme"

IGJEUM paralajmëron: Qarqet që do kenë përmbytje